Si po projektohet ndarja e pushtetit ndërmjet Koalicionit LANV?

Kosova

Si po projektohet ndarja e pushtetit ndërmjet Koalicionit LANV?

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 17:08

Ndarja e pushtetit, apo në një farë mënyre mënyrë ndarja e kulaçit tashmë ka ndodhur sepse ka një marrëveshje në mes të tri partive, që tashmë quhen LAN, pra LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Katër parti tashmë kanë rënë në ujdi për të qeverisur së bashku. Sigurisht se pas arritjes së marrëveshjes për të qeverisur, fshihet edhe ndarja e pozitave për të qeverisur. Përderisa Vetëvendosja hyri në koalicionin me bllokun LDK-AAK-Nisma, për të qenë faktor në udhëheqjen e dialogut me Serbinë, edhe këto parti tashmë kanë bërë një ndarje pushtetesh.

Deri më tani dihet publikisht që posti i kryeministrit i është ndarë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa ai i kryeparlamentarit liderit të LDK-së, Isa Mustafa. Nismës iu premtua një zëvendëskryeministër, ndërsa për Vetëvendosjen nuk dihet ende se çfarë do të marrë. Këta të fundit kur i ofruan mbështetje koalicionit LAN, thanë se nuk do të diskutojnë për pozita, iu mjafton që të mos ketë Qeveri Thaçi 3.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat