Kurti: Ata që s’munden t’i bëjnë institucionet, le të lëshojnë rrugë

Kosova

Kurti: Ata që s’munden t’i bëjnë institucionet, le të lëshojnë rrugë

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 16:11

Liderët e partive të koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje, gjatë ditës së hënë kanë mbajtur një takim ku u tha se u diskutua rreth hapave të fundit të koalicionit në mënyrë që të shkojnë të përgatitur për seancën e së enjtes, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës.

“Takimi ishte në vazhdën e komunikimit dhe konsultimeve të vazhdueshme. Gjatë këtyre tre muajve e kemi parë se PDK nuk është në gjendje të bëjë formimin e institucioneve andaj është koha që të shkoj në opozitë dhe t’i hapet rruga avancimit të proceseve”, theksoi pas takimit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se sa i përket seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet të enjten, nga ana e koalicionit VLAN, gjithçka është gati.

Ndërkaq, lidhur me atë nëse komunitetet pakicë, përkatësisht komuniteti serb ende mbetet në qëndrimet e saj rreth përkrahjes ose jo të koalicionit VLAN, Haradinaj tha se sot nuk janë takuar por insistoi në atë se edhe komunitetet e kanë mundësinë që të jenë pjesë e institucioneve.

“Angazhimi ynë është në dobi të gjithë qytetarëve”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat