USAID-i vazhdon ta ndihmojë Kosovën

Kosova

USAID-i vazhdon ta ndihmojë Kosovën

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 15:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID-it, Chris Edwards, nënshkruan sot një amendament të Marrëveshjes bilaterale për Grantin e Objektivave Zhvillimore, nënshkruar mes dy qeverive në dhjetor 2013.
Me këtë amendament, USAID do të ofrojë mjete shtesë prej 34.334.636 dollarë në fonde për të mbështetur një sërë aktivitetesh në Kosovë, përfshirë edhe programet për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përmirësimin e qeverisjes, rritjen e investimeve dhe punësimit në sektorin privat, si dhe rritjen e kapitalit njerëzor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat