Hoxhaj: Sanksione Rusisë, luftë ISIS'it

Kosova

Hoxhaj: Sanksione Rusisë, luftë ISIS'it

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 13:11

“Kur BE-ja dhe SHBA-të kanë vendosur sanksione të tilla kundër Federatës Ruse dhe janë më të vendosura se kurrë, natyrisht se edhe Kosova do ta bëjë një gjë të tillë. Pra ka një rrjedhë logjike dhe të bashkërenduar të botës demokratike që ka dënuar sjelljen ruse të cilës pa dyshim i është bashkangjitur edhe Kosova”, ka thënë Hoxhaj.
Rusia shumë shpejt do të marrë një lajm të hidhur nga Kosova. Ekzekutivi kosovar është gati që të vendosë sanksione ndaj federatës Ruse, sanksione që tashmë i janë vendosur nga shtetet perëndimore për shkak të sjelljeve në raport me Ukrainën.

Vendimi nuk pritet të ketë efekt të madh ekonomik, pasi që prezenca e investimeve ruse në Kosovë është minimale, por sipas ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, Kosovës i duhet ta bëjë këtë veprim për shkak të marrëveshjes së stabilizim-asocimit. Në një intervistë për gazetën Tribuna, Hoxhaj ka thënë se pret që një ditë Moska të fillojë ta shohë ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe të mos e shohë Prishtinën prej Beogradi.

Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosova do të pozicionohet edhe në kuadër të aleancës perëndimore që i ka shpallur luftë ISIS-it.

Ai pretendon se ngërçi institucional nuk i ka ngadalësuar njohjet e pavarësisë, derisa përsërit se ngërçi mund të zgjidhet vetëm në rast së PDK realizon të drejtën e fituar në zgjedhje që ta bëjë qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat