Kushtetusja mbetet pa gjyqtarin amerikan, Robert Carolan jep dorëheqje

Kosova

Kushtetusja mbetet pa gjyqtarin amerikan, Robert Carolan jep dorëheqje

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:24

Përmes një njoftimi për medie, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se për arsye personale, është larguar nga puna gjykatësi i kësaj gjykate Robert Carolan.

Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si deri më tani, ka bërë të ditur kushtetuesja përmes këtij njoftimi.

Amerikani Robert Carolan nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Burime të “Kohës Ditore” sapo kanë bërë të ditur se ka refuzuar mandatin ky gjyqtar ka ofruar mendim mospajtues me kolegët e tij në shumë aktgjykime me materie të karakterit politik.

Burime të ndryshme të gazetës kanë dhënë dy motive për sa i përket refuzimit të Carolan për të shërbyer më tej në Kushtetuese.

Sipas një burimi, këtë e ka bërë për arsye parimore.

“Largimi ka të bëjë me faktin se ai është i vetmi që nuk është dakorduar me dy vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese – atë për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, dhe vendimin për kryeparlamentarin”, ka thënë njëri burim.

Sipas burimit tjetër, Carolan nuk ka pasur vërejtje për procedurën e vazhdimit të mandatit, por për kontratën. Sipas këtij burimi, ai ka qenë i pakënaqur me shumën e parave që i është ofruar për kohën sa ishte menduar të shërbente në Kosovë.

Gazeta nuk ka mundur ta kontaktojë gjyqtarin Carolan, për të marrë versionin e tij përkitazi me largimin nga Kushteteusja.

Robert Carolan, deri në emërimin e tij gjyqtar në Kushtetuese, ishte gjyqtar në Gjykatën Rajonale të shtetit Minesota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, post në të cilin është zgjedhur në vitin 1987. Në një periudhë ai ka shërbyer si gjyqtar ndërkombëtar edhe në Divizionin e Apelit të Dhomës për Krime të Luftës të Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës. Ai po ashtu ka shërbyer si gjykatës ndërkombëtar në UNMIK nga viti 2002 deri në vitin 2003, dhe pastaj nga viti 2004 deri në vitin 2005 ka shërbyer si kryesues i Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat