Sot Kuvendi i Kosovës me dyer të hapura

Kosova

Sot Kuvendi i Kosovës me dyer të hapura

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 09:28

Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me moton “Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi”.

Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me moton “Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi”, duke hapur dyert për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Demokracisë, po ashtu do të mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.
Në të njëjtën ditë do të ndahen çmimet për esenë më të mirë në temën: “Dua të jem aktiv dhe të marr përgjegjësi për proceset politike dhe shoqërore të vendit”.

Për këtë ditë, edhe Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, organizon tryezë me temë "Rinia dhe sfidat e demokracisë", në Fakultetin Filozofik, duke filluar nga ora 10:00.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli 15 shatorin si Ditë ndërkombëtare të demokracisë. Duke marrë parasysh se data përshtatet me miratimin e Deklaratës universale për demokraci nga ana e Bashkimit Internacional në vitin 1997, kjo organizatë dhe një numër i madh i parlamenteve nëpër botë sot do të organizojnëngjarje speciale në shënimin e Ditës së parë ndërkombëtare të demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat