Blloku synon ta shkarkojë presidenten

Kosova

Blloku synon ta shkarkojë presidenten

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 08:20

Situata politike e krijuar pas 8 qershorit, kur LDK-AAK-Nisma krijuan një bllok që kundërshton çdo negociatë me PDK-në tash e tre muaj ka sjellë para opinionit skenarë të mundshëm për të marrë pushtetin.
Blloku me votat e veta dhe të minoriteteve i bënë 67 deputetë që i mjaftojnë të bëjnë qeverinë, por edhe kryeparlamentarin.

Mirëpo, meqë kryeparlamentari, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, blloku sërish po synon të marrë deputetë dhe këtë e ka arritur. Me një marrëveshje me Vetëvendosjen ata i kanë bërë gjithsej 83 deputetë dhe kjo përveç shumë arsyeve të tjera, siç mësohet nga burime të sigurta të gazetës Tribuna, ka edhe një qëllim prapa. E ky është posti i presidentit./Tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat