Selimi: Ende nuk kemi konfirmim zyrtar për vrasjen e 8 shqiptarëve në Irak

Kosova

Selimi: Ende nuk kemi konfirmim zyrtar për vrasjen e 8 shqiptarëve në Irak

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 19:58

Raportimet se nga një sulm ajror në Irak dje janë vrarë 8 xhihadistë shqiptarë, 6 prej të cilëve nga Kosova, ka bërë që institucionet e Kosovës të nisin kërkimet rreth këtij rasti.

Zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi, i ka thënë RTK'së se ende nuk kanë asgjë zyrtare në lidhje me këto informata.

Ai ka thënë se janë në kontakt me ambasadat mike për t'u interesuar rreth këtij rasti.

Selimi ka thënë se "janë në komunikim permanent për të përcjellë çdo incident ku zyrtarët janë të involvuar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat