Reagon LDK-ja: Nuk ka ndarje të LDK-së

Kosova

Reagon LDK-ja: Nuk ka ndarje të LDK-së

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 17:57

Lidhur me lajmin se mund të ketë ndarje në LDK, kjo e fundit ka dalë me një reagim publik, duke e dematuar këtë informacion. Ja reagimi i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës demanton shpifjet e ulëta të publikuar gjatë ditës së sotme ne medie për kinse ndarjen e një grupi të deputetëve të LDK-së me qëllim formimin e një grupi të ri parlamentar. Lidhja Demokratike e Kosovës dënon shpifjet dhe shantazhet e tilla të porositura nga kundërshtarët politikë dhe nga parapolitika që i udhëheq ata dhe kërkon nga simpatizantët e LDK-së dhe qytetarët e vendit që të mos binë pre e tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë thekson se të gjitha vendimet LDK-ja i merr pas debateve dhe se koalicioni i gjerë i shumicës që ka ndërtuar LDK-ja ka mbështetjen e të gjitha strukturave drejtuese të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit po punojnë bashkë dhe me përkushtim që sa më parë, me votën e tyre, si përfaqësues të shumicës dërrmuese të qytetarëve të vendit ti ndërtojnë institucionet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat