Pse nuk u arrestua Hashim Thaçi kur mbante dy granata në duar!

Kosova

Pse nuk u arrestua Hashim Thaçi kur mbante dy granata në duar!

Nga: Xhafer LECI Më: 14 shtator 2014 Në ora: 17:19

“Pa një, pa dy, THAÇI futi dy duart në gjepat e setrës së vet dhe me të dyja duart nxori dy granata dore (“kashikarka”) dhe m`i lëshoi në dorë”, thotë Merovci.

Po fillojmë nga Marrëveshja e Rambujesë e këndej, edhe pse kam shkruar më parë rreth kësaj tematike, nuk mund ta lidhësh këtë temë pa përmendur Rambujenë, sepse, ka edhe shumëçka që ende nuk është thënë.
“Ja çka shkruan Adnan MEROVCI në librin e tij “NË HAP ME RUGOVËN”, f. 278:

Hashim Thaçi m`i lëshoi dy granata në duar

"Në hollin e Aeroportit të Klagenfurtit të Austrisë, ku po pritnim i tërë delegacioni i Rambujesë, për të vazhduar fluturimin për në Paris, duke bërë një shaka me THAÇIN, ndodhi diçka që nuk e pritja. I thashë THAÇIT:
“Valla edhe ti shumë paqësor u bëre, lëshove frontin dhe tani po merresh me paqe. Ja ke kalue edhe RUGOVËS”.
Ky ishte një humor i stilit tim çdoherë me qëllimin më të mirë për të mbajtur një atmosferë të këndshme të delegacionit. Pa një, pa dy, THAÇI futi dy duart në gjepat e setrës së vet dhe me të dyja duart nxori dy granata dore (“kashikarka”) dhe m`i lëshoi në dorë, duke dashur të më përgjigjej se çfarë paqësori është ai dhe ma ktheu shpinën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat