Jeta e familjes së shkatërruar nga varfëria

Kosova

Jeta e familjes së shkatërruar nga varfëria

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 08:48

Familja Dibrani tash e tetë vjet jeton në varfëri ekstreme në një shtëpi të Minierës së Kishnicës. Pesë vajzat e kësaj familjeje kanë pengesa në zhvillim. Kjo familje tregon se nuk marrin asnjë ndihmë sociale dhe se jetojnë vetëm falë njerëzve të vullnetit të mirë. Shtëpia e tyre është afër minierës së Kishnicës. Për çdo ditë rreth saj mund ta shihni Bedri Dibranin, 53 vjeçar, babain e pesë vajzave.
Ai, kur e vizituam ne, sapo kishte mbaruar adetin e ditës. Ka blerë të ashtuquajturën ‘bukën bajate’. Por derisa të sigurojë këtë, atij i duhet të bëjë një rrotull nëpër fshatin Kishnicë, derisa të gjejë gjahun e tij. Presin 6 frymë në shtëpi. Dibrani i hedh shpesh një sy bukës nën sqetullën e një njeriu me këmbë të ënjtura nga kilometrat që bën e që me mish e me shpirt mundohet t'i dalë në krahë 5 vajzave të tij dhe bashkëshortes që gjenden në shtëpi.
Të jetosh nën shoqërinë e minjve dhe me erën e mykut është vetë ferri, shprehet bashkëshortja e Dibranit. Ajo me zemër të ngrirë filloi të tregojë lidhur me jetën të cilën ajo dhe familja e saj e bënte. “Të ngujohesh, të vdesësh dhe të humbasësh jetën, të verbohesh apo të mos kesh mundësi për të bërë një jetë më të mirë” janë mendimet të cilat po e shkatërrojnë jetën e familjes Dibrani. Të bësh një natë të qet e pa zhurmën e minjve është dëshira më e madhe e kësaj familje./tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat