Lista Serbe ka arritur marrëveshje me PDK-në

Kosova

Lista Serbe ka arritur marrëveshje me PDK-në

Më: 13 shtator 2014 Në ora: 21:23

Lista Serbe, që nga fillimi i seancës konstituive të 17 korrikut ishte pozicionuar përkrah LAN-it, por pasi këta të fundit arritën marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, gjërat kanë ndryshuar.

Lista Serbe, e cila përbëhet nga 9 deputetë, një ditë para datës së caktuar për vazhdimin e seancës konstituive, kërkoi që ajo të shtyhet, pasi pozicionomi i saj karshi Bllokut LDK-AAK-Nisma, ishte lëkundur, shkaku se këta të fundit kishin nënshkruar marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa, mediat serbe, bënë të ditur duke u thirrur në burime të saj, se anëtarë të Listës Serbe dje janë takuar me PDK-në dhe kanë arritur marrëveshje.

Duke u thirrur në burime jozyrtare, shkruan se, një pjesë e deputetëve të kësaj liste, pas marrëveshjes LAN-VV, kanë arritur marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat