Brovina: Do të veproj sipas Kushtetutës, vetëm PDK’së i takon Kryeparlamentari

Kosova

Brovina: Do të veproj sipas Kushtetutës, vetëm PDK’së i takon Kryeparlamentari

Më: 13 shtator 2014 Në ora: 15:49

Deputetja më e vjetër, Flora Brovina ka thënë se partitë e Bllokut, nëse do të kishin marrë pjesë në takimin e djeshëm, kanë mundur të ndikojnë të mos shtyhet seanca e Kuvendit.

“Këto ankesa do të mund t’i thoshin në takimin në të cilin i kam ftuar. Aty kanë mundur të ndikojnë që seanca të mos shtyhej”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, tash, secili e ka kuptuar se në bazë të Kushtetutës dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeparlamentari i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, në këtë rast, PDK-së.

“Do të ndërmarrë ato veprime që parashihen në Kushtetutë. Nuk janë çështje të mijat ato dhe rrjedhimisht do të veproj vetëm në bazë të Kushtetutës. Besoj se më në fund do ta zgjedhim Kryetarin e Parlamentit dhe Kryesinë. Kjo është detyra kryesore e imja si Kryesuese e seancës”, ka deklaruar jo për mediat në vend.

Brovina beson se nuk do të përsëriten skenat e seancës së parë. “Besoj se kemi marrë leksione dhe duhet të sillemi seriozisht në vazhdimin e seancës konstituive”, ka deklarua ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat