A ka depërtuar SHIK-u edhe në kryesi të LDK-së?

Kosova

A ka depërtuar SHIK-u edhe në kryesi të LDK-së?

Nga: Idriz Zeqiri Më: 13 shtator 2014 Në ora: 14:44

Agjentë të SHIK-ut vazhdojnë të veprojnë e rrënojnë brenda partisë dhe Kryesia, edhepse e dinë këtë, heshtë dhe e bënë të paditurin. Edhe kur veprimtarët e LDK-së i denoncojnë rastet, duke sjellur edhe fakte konkrete, Kryesia injoron denoncimet dhe faktet, duke i marrë në mbrojtje të infiltruarit e SHIK-ut kri minal. Bilëz, një anëtar Kryesie shprehet se «po të shihet sa ka depërtuar SHIK-u në Kryesi, atëherë duhet shkarkuar e gjithë Kryesia Qendrore e LDK-së»!

Ani, edhe sikur të shkarkohet e gjithë agjentura e SHIK-ut brenda Kryesisë, nuk bëhet nami. Me hafije nëpër këmbë nuk ka ecje para, nuk ka progres, përparim të partisë. LDK-ja është parti akademike dhe është mal kuadrosh. Është diç tjetër që klanorët, ndër vite vazhdojnë të seleksionojnë, anashkalojnë dhe të godasin kuadrin e përkushtuar të vijës dhe të vizionit të Ibrahim Rugovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat