Zbogar: Nuk jemi kundër përfshirjes së VV-së në Qeveri

Kosova

Zbogar: Nuk jemi kundër përfshirjes së VV-së në Qeveri

Më: 13 shtator 2014 Në ora: 10:53

Zbogar bëri të ditur se misioni të cilin ai e udhëheq nuk ka asgjë kundër VV-së, dhe tha se ky subjekt politik është sikurse të gjithë të tjerët, i cili i është nënshtruar një procesi demokratik të zgjedhjeve.
“Nuk kemi asnjë kundërshtim lidhur me përfshirjen e Vetëvendosjes në qeveri. Vetëvendosje është një parti demokratike e zgjedhur në Kuvend, pra parti parlamentare dhe ne e vlerësojmë si të tillë”, ka thënë Zbogar, transmeton lajm.net
Ndërkohë, mundësia për përfshirjen e VV-së në qeveri së bashku me LAN, duke plotësuar kushtin e tyre për t’i udhëhequr bisedimet me Beogradin, kohë më parë nuk u kishte pëlqyer disave nga përfaqësuesve të shteteve të BE-së.
Kjo ishte edhe arsyeja që Lista Serbe bëri kërkesë që të shtyhet seanca konstituive për të enjten e ardhshme, pasi që ata nuk janë pajtuar që të shqyrtohet Marrëveshja e Brukselit e arritur gjatë dialogut Kosovë-Serbi në prill të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat