Ramabaja i VV-së: Blloku ta votojë kandidatin e PDK-së

Kosova

Ramabaja i VV-së: Blloku ta votojë kandidatin e PDK-së

Më: 13 shtator 2014 Në ora: 08:49

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka kërkuar nga Blloku LAN dhe VV që ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, në mënyrë që, siç ka thënë ai, t’i hapet rruga krijimit të institucioneve.

Lexojeni të plotë postimin e Ramabajës në Facebook:

“Tashti meqë Blloku “kaloi ylberin” dhe nënshkroi marrveshjen me VV, urtësia politike kërkon që, në përputhje me Kushtetutën dhe interpretimet që i bëri Gjykata Kushtetuese çështjes së zgjedhjes së kryeparlamentarit, LAN-i të votojë kandidatin e PDK, duke i hapur kështu rrugë krijimit të institucioneve. Ky veprim do të shmanngte skenarët desastër të H.Th., por njëkohësisht edhe do të dëshmonte maturimin e politikës” (sic), ka shkruar Ramabaja në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat