Molliqaj: Koalicioni i ka numrat, Lista “Srpska” në Qeveri

Kosova

Molliqaj: Koalicioni i ka numrat, Lista “Srpska” në Qeveri

Më: 12 shtator 2014 Në ora: 17:35

Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se koalicioni i lidhur me LDK-AAK-NISMA i ka numrat dhe parimet.
Ai ka thënë se edhe Lista “Srpska” do të jetë në Qeveri pasi kështu parashihet me Kushtetutë.

Molliqaj, ka tentuar të mbrojë parimet të Vetëvendosjes, duke thënë tash se koalicioni me partitë opozitare është qëllim strategjik i Partise se Albin Kurtit.

Ndërkohë, ai ka thënë se të enjten ka ndodhur një veprim shumë i madh por i dëmshëm për Kosovën me rastin e shtyrjes së seancës konstituive.

Sipas tij, seanca e shtyrë e ka kërkuar Beogradi dhe ia ka miratuar PDK’ja.

Molliqaj ka thënë se për VV janë të papranueshme që kërkesat e Beogradit të pranohen nga Serbia.

“Beogradi urdhëron PDK zbaton”, ka thënë Molliqaj, ne Klan Kosova.

Molliqaj ka folur edhe për koalicionin me LDK-AAK-NISMA, duke thënë se është bërë për interesin e shtetit të Kosovës.

Ky zyrtar i VV’së ka thënë se përfshirja e tyre në Qeveri është garanci edhe për serbët e Kosovës, të cilët s’kanë kryer krime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat