PDK-ja barazoi interesin kombëtar me interesat serbe, Beogradin

Kosova

PDK-ja barazoi interesin kombëtar me interesat serbe, Beogradin

Nga: Mimozë Lakna Më: 12 shtator 2014 Në ora: 17:06

Shtyrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës po konsiderohet si veprim jo demokratik i dirigjuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Analistët, thonë se kjo shtyrje u bë në momentin kur u konfirmua se Lista serbe nuk do të jetë ajo që vendos për fatin e institucioneve të Kosovës.

Burime të gazetës “Bota sot” bëjën të ditur se në fakt, shtyrja ka ndodhur thjesht se i konvenon shpresës së PDK-së për ta përmbysur situatën, por që kërkesa ishte e Grupit parlamentar serb, Lista për Kosovën, pasi kjo po tenton të heq dilemat nëse duhet të jetë pjesë e qeverisë së Kosovës së bashku me Vetëvendosjen, e cila shihet si partner i vështirë për serbët e Listës, por që ata e dinë se do të jenë pjesë e Qeverisë në bazë të mundësive dhe detyrimeve kushtetuese.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat