Hashim Thaçi: Edhe Kosova është pjesë e Aleancës për shkatërrimin e terroristëve të ISIS’it

Kosova

Hashim Thaçi: Edhe Kosova është pjesë e Aleancës për shkatërrimin e terroristëve të ISIS’it

Më: 12 shtator 2014 Në ora: 15:39

Kryeministri në Largim, Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe Kosova është pjesë e Aleancës, në krye me SHBA’të, për shkatërrimin e terroristëve të ISIS’it.

“Presidenti Obama shpalosi planin per shkatërrimin e terroristëve të ISIS që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri. Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe”, shkruna Thaçi në Facebook.

“Qeveria e Kosovës po punon në një paket masash që parandalon shkuarjën e luftëtarëve nga Kosova, veprime ekonomike në krijim të vendeve të reja të punës dhe reforma në arsim. Ne nuk do të ndalemi së punuari për ta cementuari rrugën tonë euro-atlantike që nënkupton edhe kontributin tonë të drejtëpërdrejtë aleatëve historik të Republikës së Kosovës”, përfundon deklarata e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat