Isa Mustafa: Kemi shumicën e votave

Kosova

Isa Mustafa: Kemi shumicën e votave

Më: 12 shtator 2014 Në ora: 14:49

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke e konsideruar si të papranueshme shtyrjen e seancës konstituive, ka thënë se blloku VLAN ka votat e mjaftushme edhe pa përkrahjen e listës serbe.
“Besoj se ne kemi shumicën e votave, dhe kjo është e rëndësishme për ne. Lista Serbe dhe të tjertë do të vendosin për votat e tyre, por në cdo situatë ne kemi shumicën në parlament, dhe në një system parlamentar duhet ta dijë cdo njeri se vendos shumica për gjitha zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, për mbajtjen ose shtyrjen e seancës konstituive është dashur të vendosin deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Mustafa, tha se një akt i tillë është në kundërshtim me praktikën parlamentare.
“Unë mendoj se procedura e shtyrjes së seancës është krejtësisht e papranueshme, është një procedurë e pashembullt dhe arbitrare, sepse seanca është dashur të mbahet sot, ndërkaq kryesuesja ka mund ta pytë Kuvendin, përkatësisht deputetët dhe Kuvendin e Republikës Kosovës, se është një kërkesë e një grupi parlamentar e nëntë deputetëve që të shtyhet, dhe për shtyerjen pastaj kishin mujt me vendos deputetët, asesi kryesuesja në konsultim me pakicat. Unë nuk shoh asnjë arsye, e shoh si tendencë që të shkohet pakufi në degradimin e sistemit parlamentar tek ne, edhe që tu jepet shanca që pakicat gjithmonë të vendos në Kuvend”.
I irrituar me shtyrjen e seancës për ditën e enjte, Mustafa ka kërkuar nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina, që ta luajë rolin e saj gjatë mbledhjes, dhe mos të marrë ndonjë rol tjetër.
“Ne vendimin e kryesuses nuk do ta respektonim fare, por seanca është thirrë të enjtën, ne do të marrim pjesë në seancë, sepse kryesuesja nuk ka pas të drejtë të vendos kështu , por ne do të shkojmë në mbledhje të enjt sepse është mbledhje e Kuvendit të Kosovës, por ne kërkojmë dhe sugjerojmë që ajo mos ta marr rolin që nuk e ka, kryesuesja e ka rolin vetëm ta kryesojë seancën konstituive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat