Haradinaj: Shtyrja e seancës është skandaloze

Kosova

Haradinaj: Shtyrja e seancës është skandaloze

Më: 12 shtator 2014 Në ora: 12:59

(E plotësuar) - “ Secila parti që ka shqetësime mund t'i paraqesë edhe në seancë, është plotësisht jashtë logjikës të shtyhet seanca për arsye të vogla. Kjo më shumë është një ndihmesë që po i bëhet PDK'së nga ana e kryesueses, dhe është vazhdim i bllokadës institucionale. Kjo bllokadë nuk mund të tejkalohet pa e kuptuar PDK'ja që askush nuk dëshiron të bëhet pjesë e mënyrës së keqe që ata qeverisin”, ka thënë Haradinaj.
Kurse Isa Mustafa tha se kryesuesja me shtyrjen e seancës ka marrë edhe një herë rolin që nuk i takon. Është e qartë se po punon në të gjitha mënyrat që t'i blejë kohë PDK'së.

Mustafa pas takimit ka folur edhe për marrëveshjen me VV'në dhe raportin e LS me këtë marrëveshje. Ai thotë se janë konsultuar edhe me LS para nënshkrimit të marrëveshjes me ç'rast ata e kanë konsideruar të favorshme që edhe VV'ja të jetë pjesë e jona.

Mustafa mohon të dijë nëse ka ndodhur diçka që mund t'i ketë ndryshuar qëndrimet e LS në raport me këtë marrëveshje.

Fillon takimi i Bllokut, mungon Vetëvendosja

Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma, posa kanë filluar në takim në Kuvendin e Kosovës. Ky takim po mbahet pas vendimin për shtyrjen e seancës konstituive nga kryesuesja Flora Brovina, përfaqësuesit të PDK-së dhe përfaqësuesve të subjekteve minoritare.
Në këtë takim deri tash nuk dihet a është duke marr pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të enjten e ardhshme. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Listës serbe, me arsyetimin se i duhet sqarime shtesë lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes në mes LAN dhe VV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat