Brukseli nuk ka asgjë kundër që bisedimet me Serbinë t’i udhëheqë Albin Kurti

Kosova

Brukseli nuk ka asgjë kundër që bisedimet me Serbinë t’i udhëheqë Albin Kurti

Më: 12 shtator 2014 Në ora: 10:04

Përfaqësues të Bashkimit Europian nuk kanë asgjë kundër që dialogu i ardhshëm teknik ndërmjet Beogradit e Prishtinës t’i udhëheqë Albin Kurti, merr vesh Danas nga burime diplomatë.

Përfaqësues i Bashkimit Europian aktualisht nuk kanë asgjë kundër që Albin Kurti, lider Vetëvendosjes, në të ardhmen të udhëheqë dialogun e Beogradit e Prishtinës nëse kjo është marrëveshje e fuqishme ndërmjet partive opozitare në Kosovës,merr vesh kjo gazetë.

Siç kanë thënë bashkëbisedues të mediave serbe, Kurti për shkak të qëndrimeve të forta ndaj dialogut nuk ka pasur gjithmonë mirëkuptim të Brukselit, porse tani situata është ndryshuar sepse Kurti deri diku i ka zbutur qëndrimet e veta rreth bisedimeve me Beogradin.

“Negociata me Beogradin Kurti do t’i vazhdojë ashtu si do t’i thotë Qeveria e Kosovës”, ka thënë Boris Stefanoviq, ish bashkëbisedues i Edita Tahiri në dialogun Beograd Prishtinë.

Ish – ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq nuk beson se bisedimet me Prishtinën do të ndalen pasi dialogu është proces i pakthyeshëm, ka thënë ai. Zyrtar serb i opozitës dhe po ashtu ish – ministër për Kosovën Lubisha Samarxhiq ka shtuar se kushdo që vjen të krye të bisedimeve, Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat