Krasniqi: Përfaluni për një kohë me Demokracinë!

Kosova

Krasniqi: Përfaluni për një kohë me Demokracinë!

Më: 11 shtator 2014 Në ora: 22:30

Jakup Krasniqi, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, siç duke është i dëshpëruar me realitetin aktual politik në vend.

Në një postimi në Facebook, Krasniqit përmes një stili poetik vajton se si Kosova ka mbetur pa burrat e kombit, derisa thotë se shteti ka mbetur në duart e një “babe” e “nëne” me kokë të huaj.

Ja postimi i plotë i Jakup Krasiqit:

Thonë, kur më 17 janar 1468 vdiq Skënderbeu, Lek Dukagjini kishte pas thënë:

“O malet e Shqipërisë, përfaluni me lirinë!

Dhe me shekuj shqiptarët u përfalen me Lirinë.

Kosova sot ka mbetur pa burrat e kombit që lufta i mori!?

E shteti ka mbetur në duart e një “babe” e “nëne” me kokë të huaj.

E malet e fushat e saj nuk ka kush t’i votoj që t’u thotë:

“O malet e Fushat e Kosovës, përfaluni për një kohë me Demokracinë”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat