Rektori Zejnullahu: Në familjen time ka edhe anëtarë të PDK'së edhe të LDK'së

Kosova

Rektori Zejnullahu: Në familjen time ka edhe anëtarë të PDK'së edhe të LDK'së

Më: 11 shtator 2014 Në ora: 21:21

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ka thënë se ky institucion, mund të funksionojë edhe jashtë ndikimeve politike. Ai ka thënë se në UP, mund të punohet pa presion.
Ai ka thënë se nëse ndonjëherë do të kishte marrë pjesë ose merr në ndonjë forum partiak, ai do të tërhiqet vetë nga pozita e rektorit.

Por ai ka thënë se në familjen e tij, ka anëtarë edhe të PDK'së edhe të LDK'së.

" Debati ka treguar se UP mund të funksionjë edhe jashtë ndikimeve politike

Në familjenn time ka edhë anëtarë të PDK'së edhe të LDK'së", ka thënë Zejnullahu në emisionin "Jeta në Kosovë".

Duke folur për atë se çka do të bëjë ai për Universitetin e Prishtinës, Zejnullahu ka thënë se do të ketë ndërmarrje për të stabilizuar UP'në për çdo muaj.

I pyetur se çka do të bëjë konkretisht për UP'në, ai ka thënë se synimi i tij është që ta stabilizojë UP'në.

"Programin tim nuk e kam quajtur as program zhvillimor, e kam quajtur program stabilizimi. UP në një masë të madhe ka pësuar lëndime", ka thënë Zejnullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat