Zafiri – Thaçit: As Flora e as Sërbska s’munden të të shpëtoj

Kosova

Zafiri – Thaçit: As Flora e as Sërbska s’munden të të shpëtoj

Më: 11 shtator 2014 Në ora: 20:04

Deputeti i bllokut nga radhët e Nismas, Zafir Berisha ka paralajmëruar Hashim Thaçin dhe partisë së tij, PDK-së, se ata po i pret opozita.
Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këtë nuk do ta dnal as Flora Brovina që është kryesuese e seancës konstituive, e as Lista Serbe, me iniciativën e së cilës u shtye edhe vazhdimi i seancës që ishte parapa për ensër.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e Zafir Berishës:

Hashën s’mundet me shpëtu as Flora e as Lista Sërbska për me shku në opozitë...
Ata mund të provojnë të gjithë skenarët e mundshëm ama në opozitë kanë me shku
se s’bën ndryshe. Ja edhe 2 Nene të Kushtetutes Kosovës që në vendimin e vet “mangupat” nuk e kanë pas parasysh ë.
Neni 2
1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
Neni 70
1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.
... Aj medet, mundë të thot populli me të drejtë , në dor të kujt ka mbet Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat