Lumir Abdixhiku e quan skandaloz vendimin për shtyrjen e seancës konstituive

Kosova

Lumir Abdixhiku e quan skandaloz vendimin për shtyrjen e seancës konstituive

Më: 11 shtator 2014 Në ora: 17:37

Ndaj shtyrjes së seancës konstituive nga Flora Brovina, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku. Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky është një vendim skandaloz.
“Skandaloze dhe e frikshme shtyrja e seances parlamentare për shkak të preferencave e interesave të Beogradit për kryeparlamentarin e ri. Kujt duhet rikujtuar se ky vend është pavarësuar më 2008?! Një vendim i padenjë dhe një goditje e ulët – dhuratë për Republikën. Mbi të gjitha, një arsye më shumë se pse mbrapshtësia e kapjes duhet të përfundojë sa më shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat