Komuna e Prishtinës themelon çmimin arkitektonik Rexhep Luci

Kosova

Komuna e Prishtinës themelon çmimin arkitektonik Rexhep Luci

Më: 11 shtator 2014 Në ora: 17:19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka përkujtuar vrajsen e e arkitetit Rexhep Luci. Kryetari I Prishtinës thotë se komuna e Prishtinës ka vendosur që ta themelojë çmimin arkitektonik Rexhep Luci I cili do të ndahet çdo vit me 11 shtator.
“Më 11 shtator të vitit 2000 në Prishtinë u vra Rexhep Luci, arkitekti dhe urbanisti i njohur që u mundua që në vitet e para të pasluftës të ndalte degradimin e qytetit. Humbja e asaj beteje mund të shihet edhe sot në shumë pjesë të Prishtinës. Përkujtimi për të nuk duhet të jetë vetëm kujtim i emrit, por edhe përkushtim që nuk do të lejohet degradimi i mëtutjeshëm i qytetit”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
“Sivjet, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta themelojë çmimin arkitektonik Rexhep Luci, që do ndahet çdo vjet më 11 shtator. Çmimi për nder të veprës së Z. Luci do të bëhet me konkurs ndërkombëtar për pjesë të ndryshme të qytetit. Vepren fituese, Komuna e Prishtinës do ta zbatojë në realitet”, ka thënë Ahmeti.
“Sivjet, me organizatorët e Prishtina Architecture Week, kemi organizuar çmimin e parë Rexhep Luci. Tema ka qenë e hapur, dhe kanë konkuruar 15 arkitektë nga vendi e jashtë. Juria ka vendosur për projektin fitues nga Holanda. Të gjitha këto aplikacione do të prezantohen në një ekspozitë javën e ardshme në Prishtinë”, përfundon Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat