Presidentja Jahjaga shkeli Kushtetutën?

Kosova

Presidentja Jahjaga shkeli Kushtetutën?

Më: 3 shtator 2014 Në ora: 08:54

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerësohet të ketë rënë ndesh me Kushtetutën, me rastin e dekretimit të vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Njohësit dhe bashkëhartuesit e Kushtetutës, konsiderojnë se me këtë veprim presidentja ka dalë jashtë kompetencave të veta duke mos e përfillur Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend.

Sipas tyre, nuk ka autoritet tjetër pos Kuvendit të Kosovës që mund të ndryshojë Kushtetutën, normat dhe ligjet. Dhe ky dekretim i presidentes nuk është në përputhje me këto dispozita kushtetuese dhe nuk është në përputhje as me ligjet për mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.

Për mundësinë e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë ishte vendosur në Kuvendin e Kosovës, ditën kur ligjvënësit kanë votuar në paketë edhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale. Ky votim ishte bërë pas një letërkëmbimi mes presidentes Jahjaga dhe ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat