Rexhepi: Demarkacioni shmang incidentet në kufi me Serbinë

Kosova

Rexhepi: Demarkacioni shmang incidentet në kufi me Serbinë

Më: 3 shtator 2014 Në ora: 08:49

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se vetëm demarkacioni me Serbinë u jep fund incidenteve në kufi me këtë shtet.

Ndërkaq, përfaqësues të subjekteve politike në opozitë, si dhe njohës të çështjeve të sigurisë, kanë thënë se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me prezencën ndërkombëtare në vend dhe se çështja e kufirit duhet të trajtohet në dialogun me Serbinë, në Bruksel.
Muajin që shkoi në veri të Kosovës, përkatësisht në kufi me Serbinë, ka pasur përleshje të armatosura me bilanc disa të vrarë dhe të plagosur, shqiptarë dhe serbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat