Zgjedheni kandidatin e PDK-së, e më pas shkarkojeni atë!

Kosova

Zgjedheni kandidatin e PDK-së, e më pas shkarkojeni atë!

Nga: Hava Orana Më: 3 shtator 2014 Në ora: 08:10

E vetmja zgjidhje e koalicionit LDK-AAK-Nisma për të funksionalizuar institucionet e vendit, ka mbetur të zgjedhin kandidatin e PDK-së, Agim Aliun, për kryetar të Kuvendit. PDK-ja nuk po I ka numrat të zgjedh vetë si kryekuvendar kandidatin e tyre, andaj duhet koalicioni t’ia ofrojë këta numra. Kur dihet se blloku LAN ka shumicën dhe po t’iu jepet mundësia ata do e zgjedhin kryetarin e Kuvendit, ata më këtë shumicë mund të marrin vendime të tjera, si për shembull deri të shkarkimi i kandidatit të PDK-së.

Analistët vlerësojnë se mund të jetë njëra ndër zgjidhjet e fundit që shtetit t’i funksionalizimi dhe të udhëheq ai që e ka shumicën.

Ndryshe kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina i ka bërë ftesë partive politike që javën tjetër të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive, mirëpo partitë kanë thënë se nuk do t’I përgjigjen kësaj ftese, pasi që Brovina nuk ka mandat që të thërras seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat