Pse po heshtin organet në rastin e Margarita Kadriut?

Kosova

Pse po heshtin organet në rastin e Margarita Kadriut?

Më: 3 shtator 2014 Në ora: 01:12

Pas denoncimit nga Indeksonline se Margarita Kadriu, deputetja e PDK-së dhe pronare e gazetës “Kosova Sot” hyn në politikë për të hapur terminal doganor, ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

“Se ku ka arritur niveli i krimit te organizuar dhe hipokrizia e pushtetit në ikje tregon edhe rasti i fundit i denoncimit publik të një mediumi kundër deputetes së PDK Margarita Kadriu dhe heshtjes së organeve të rendit”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Sipas tij, pushteti i zhytur ne afera korruptive dhe në krim e involvon doganën, administratën tatimore dhe gjithë shtetin në veprime kriminale dhe të paligjshme për ta mbrojtur një biznes sipas të gjitha gjasave ilegal meqenëse udhëhiqet nga kinse një kompani kosovare, por është pronë e një serbi të burgosur për korrupsion.

“Aq më tepër, ai biznesmen kontrollon media të Kosovës. Tani, a është terminali doganor i Kadriut, i PDK apo i Mishkoviqit? Hajt PDK edhe pak, bre patriota...”, ka shkruar në fund Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat