Vihet në funksion mekanizmi për rastet më të rënda të krimit

Kosova

Vihet në funksion mekanizmi për rastet më të rënda të krimit

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 20:49

Është funksionalizuar mekanizmi për shënjestrimin e rasteve më të rënda në Prokurorinë e shtetit.

Ky mekanizëm ka për qëllim të caktojë 50 rastet më të rënda të krimit në sistemin e drejtësisë kosovare. Pjesë e hetimeve do të jenë edhe figura politike dhe kompani të mëdha.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, tha se mekanizmi është i bazuar në planin strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qëllimi i këtij mekanizmi është caktimi i 50 rasteve më të rënda në sistemin e drejtësisë në Kosovë të cilat do të trajtohen me urgjencë nga të gjitha agjencitë që e zbatojnë ligjin”, ka deklaruar për transmetuesin publik, Sylë Hoxhaj, ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit.

Koordinatori kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, tha se mekanizmi është themeluar në bazë të një rasti të ashtuquajtur kompania “Hib Petrol”, por që sipas tij, në asnjë rast nuk paragjykon rrjedhën përfundimtare të hetimit.

“Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit dhe prokurorit të shtetit pavarësisht fuqisë politike apo kompanisë që kanë. Por dua të theksoj që kjo të mos paragjykoj asnjë gjë sepse rrjedha e hetimeve ende nuk dihet dhe nuk dihet si do të jetë përfundimi çka do të dalë edhe nga emri i kompanisë në fjalë”, ka theksuar Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtar.

Objektivi i këtij mekanizmi, sipas Hoxhës, është që të parandalojë, të zbuloj, të hetoj dhe të ndjekë veprat më të rënda përmes koordinimit të harmonizuar të veprimeve të autoriteteve kompetente, duke qenë të gjithë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat që kanë të bëjnë me udhërrëfyesin e BE-së, për liberalizim të vizave. Ky mekanizëm do të ketë plan të verimit për periudhën 2014-2018. Personat kyçë që do të këtij mekanizmi janë koordinatori kombëtar për luftimin me krimit ekonomik Shqipdon Fazliu, dhe prokurori Elez Blakaj, përfaqësues nga zyra e prokurorit të Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat