Hoxhaj uron Ministrin e ri të Jashtëm

Kosova

Hoxhaj uron Ministrin e ri të Jashtëm

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 19:04

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke e uruar për emërimin në postin e ri.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen e dhënë për Kosovën në proceset e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Duke vlerësuar lartë përkrahjen e Turqisë, Hoxhaj ka theksuar se shteti turk mbetet partner i Kosovës në të gjitha fushat, duke çmuar veçmas kontributin e saj në kuadër të KFOR-it.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Çavuşoğlu gjatë bisedës janë pajtuar që ndërmjet dy vendeve të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi i gjithanshëm bilateral si dhe konsultimet politike për çështje të interesit të përbashkët.

Ministri Enver Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-ministrin e Jashtëm turk, tashmë i zgjedhur kryeministër i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritashme, veçanërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat