Hoxhaj takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it

Kosova

Hoxhaj takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 15:26

Ministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka zhvilluar një takim lamtumirës me komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, (KFOR), gjeneralin Salvatore Farina, si dhe me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Francesco Figliuolo.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e gjeneralit Farina gjatë misionit në Kosovë, duke e falënderuar për punën e tij. Po ashtu, Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje si dhe suksese në punën e tij të mëtutjeshme komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit Figliuolo

Shefi i diplomacisë ka folur për rolin e rëndësisë së veçantë që ka KFOR-i për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë.

Më tutje, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën vendosja sa më e shpejt e marrëdhënieve kontraktuale me NATO-në, anëtarësimi i Kosovës në mekanizmin e Partneritetit për Paqe si dhe pjesëmarrja në iniciativat rajonale të sigurisë.

Ndërsa, komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina e ka falënderuar ministrin Hoxhaj për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë.

Farina ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë e KFOR-it për vazhdimin e misionit të tij në ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat