Kjo është strategjia e Bllokut për ta zgjedhur Isa Mustafën kryetar të Kuvendit!

Kosova

Kjo është strategjia e Bllokut për ta zgjedhur Isa Mustafën kryetar të Kuvendit!

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 14:18

Koalicioni LDK- AAK Nisma duket se e ka përgatitur deri në detaje strategjinë apo skenarin se si ta zgjedhin Isa Mustafën kë krye të Kuvendit të Kosovës.
Burime të Gazetës Blic brenda bllokut kanë bërë të ditur se deri në detaje e kanë përgatitur skenarin për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeparlamentar. Sipas këtij burimi, Blloku është në pritje të thirrjes së seancës nga ana e kryesueses Flora Brovina.
“Po presim edhe pakë ditë, dhe nëse ajo nuk e thërret seancën, atëherë këtë do ta bëjmë ne me mbledhjen e 40 nënshkrimeve”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, PDK do të provoj që ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, dhe pasi të dështoj, atëherë Blloku LDK- AAK- Nisma duke u thirrur në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentarit do ta zgjedhim Isa Mustafën në krye të Kuvendit.
Sipas këtij burimi, në nenin 127 shumë qartë thuhet se deputetët duhet të gjejnë formën që ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit. “Kjo pikë e hap rrugën për tejkalimin e situatës, pra për zgjedhjen e kryeparlamentarit. E keni parë pikën 126, e cila thotë se edhe nëse dështon njëherë zgjedhja e kryeparlamentarit, nuk do të thotë se ka zgjedhje. Pra, kjo e thotë që nëse dështon PDK, atëherë deputetët zgjedhjen zgjidhje. E zgjidhja është pika 127”, ka thënë ky burim.
“Eshte e drejte dhe detyre e te gjithe deputeteve te Kuvendit qe te gjejne menyren per te zgjedhur Kryetarin dhe nenkryetaret te Kuvendit, ne pajtim me dispozitat kushtetuese ne Iidhje me Rregulloren relevante te Kuvendit dhe te bejne Kuvendin funksional”, kështu ndërkaq, thuhet në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Ky burim ka saktësuar se nëse Flora Brovina si kryesuese e seancës sërish do ta bllokoj seancën, ajo do të shkarkohet. “Ne thirremi sërish në pikën 127 të aktgjykimit, i mbledhim 40 nënshkrime, dhe e zëvendësojmë Flora Brovinën dhe e procedojmë tutje cështjen”, ka thënë ky burim.
Ndërkaq, Flora Brovina e cila e ka të drejtën që ta thërras seancën konstituive ende nuk ka vendosur se kur do ta bëjë një gjë të tillë.
Ndërkaq, Gazeta Blic nga burime brenda PDK-së ka marrë vesh se Brovina është në pritje të direktivave nga shefat e PDK-së. “Me gjasë javën tjetër do të mbahet seanca. PDK po shpreson se do të gjejë deri atëherë një partner për bashkëqeverisje”, ka thënë ky burim.
Në anën tjetër, i dominuari për kryeministër nga Blloku LDK- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj i ka dhënë ultimatum Flora Brovinës, që ose ta thërras sa më parë seancën, ose do ta shkrakojnë me 40 nënshkrime.
Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë dje në emisionin Zona B në Klan Kosova se duhet të ulen partitë politike që të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje. Ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që PDK të hyjë në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Sipas tij, do të mund të funksiononte koalicioni ndërmjet Hashim Thaçit e Albin Kurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat