Skenari i PDK-së dhe kundërpergjigja e “bllokut”

Kosova

Skenari i PDK-së dhe kundërpergjigja e “bllokut”

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 08:11

Sipas skenarit, për të cilin flasin burime nga PDK-ja, seanca do të fillojë me propozimin e kryetarit të Kuvendit nga PDK-ja, ndërkohë që LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, do të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë, për, kundër, apo të abstenojnë.
Nëse dështon kandidatura e PDK-së, blloku LDK-AAK- Nisma, do të kërkohë të drejtën e kandidimit të Isa Mustafës, e nëse kjo refuzohet nga kryesuesja Flora Brovina, atëherë do të nxirret mocioni për rrëzimin dhe zëvendësimin e kryesueses.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit ku si pikë e vetme parashihet të jetë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë, pritet të përcillet me një skenar tjetër krahasuar me mbledhjen e ndërprerë të 17 korrikut.
Verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pritet të konsiderohen pika të përmbyllura qysh më 17 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat