Thaçi kërcënon koalicionin!

Kosova

Thaçi kërcënon koalicionin!

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 shtator 2014 Në ora: 18:54

Ndonëse kryeministri në ikje dhe kryetari i PDK-së Hashim Thaçi po premton implementimin e Misionit të Ri, një gjë e tillë sipas analistit Driton Tali do të jetë e pamundur për të dhe për PDK-në.

“Jo nuk do të mundet z Thaçi ta implementoj Misionin e Ri, sepse nuk do t’i jepet shansi. Në opozitë ai nuk do të mund ta realizoj atë plan. Të them të drejtën, atë plan aq ambicioz edhe sikurse t’i jepej shansi ai nuk do të mund ta realizonte. Sepse ashtu siç pata thënë në kohe kur z Thaçi dhe PDK e promovonin Misionin e Ri, se ato “premtime janë llafe të kota të cilave as z Thaçi nuk ju beson. Se çka nuk na premtoi deri tani z Thaçi ?! Dhe nuk i realizoi! Ti marrim disa premtime të cilat ishin lehte të realizueshme e nuk i realizoi”,potencon Tali.

Sipas analistit Tali, Thaçi më 2007-tën gjatë tërë fushatës na premtoi se ‘në kabinetin e tij Qeveritar nuk do të ketë njerëz të dyshuar për korrupsion dhe se para si t’i emëroj ata se pari do t’a konsultoj edhe policinë dhe gjyqësorin’, dhe shkoi e i emëroj njerëz më të dyshuar për korrupsion.

“Më 2008, na premtoi se ‘Qeveria e tij do t’i ule shpenzimet e qirave (duke kaluar nga objektet private në ato publike)’, jo që nuk u zvogëluan por ato u shumëfishuan; na premtoi se ‘do t’i ndali përdorimet e makinave publike për përdorim privat’, jo që u ndalen apo u zvogëluan keqpërdorimet por edhe u rriten”. Prandaj gjykuar nga eksperienca qe e patëm me z Thaci, ai Misionin e Ri nuk do t’a implementotne edhe sikur t’i jepej shansi. E mos të e flasim për realitetin që ai atë shans kësaj here nuk e ka”,thekson Tali.

Tali thotë se PDK-ja kësaj radhe do të mbetet në opozitë dhe do të jap kontribut në proceset që e presin Kosovën.

“Sidoqoftë unë i uroj suksese z Thaçi në opozite! Nuk dyshoj se PDK do të luan rol konstruktiv në këto vitet e ardhshme të opozitës. Do t’a japi kontributin e saj në proceset të cilat vendi jonë do të kaloj. Dhe sigurisht se do të reflektoje dhe riorganizohet për zgjedhjet e ardhshme. Mos të harrojmë se PDK është parti e jona kosovare dhe në interes tonin është që ta kemi një PDK sa më të reformuar dhe bashkëkohore me vlera qytetare dhe demokratike”,përfundon Driton Tali analist dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat