Thaçi i reagon LDK-AAK-NISMA, thotë se s’mund të përmbyset vullneti i qytetarëve

Kosova

Thaçi i reagon LDK-AAK-NISMA, thotë se s’mund të përmbyset vullneti i qytetarëve

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:54

Kryeministri në largim i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të formohen institucionet e reja.
“Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe, të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të ‘Misionit të Ri’. Prandaj, unë pres respektim prej të gjithë spektrit politik, që ta respektojnë të gjithë, pa dallim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjeve të lira dhe ndërtimin e institucioneve të ardhshme”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë me dije se askush nuk do të mund ta cenojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

“Askush nuk mund ta përmbysë vullnetin e qytetarëve të vendit tonë të shprehur më 8 qershor. Prandaj, unë kam besim të plotë se ne do të gjejmë forcë dhe vullnet të mirë, që t’i ndërtojmë në ditët e ardhshme institucionet stabile dhe efikase, që do ta çojnë Kosovën përpara”, ka deklaruar Thaçi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat