LAN ultimatum Brovinës; Nëse nuk e thërret seancën, e bëjmë ne

Kosova

LAN ultimatum Brovinës; Nëse nuk e thërret seancën, e bëjmë ne

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 14:55

Lideri i AAK-së dhe i nominuari i koalicionit LAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, pas takimit të mbajtur sot me liderët e koalicionit, i ka dhënë ultimatum kryesueses së kuvendit Flora Brovinës që ta thërrasë seancën parlamentare këtë javë. Ai ka thënë se nëse nuk e bën ajo, atëherë është në të drejtën e tyre që vet ta thërrasin atë.
"Jemi në vazhdën e përcaktimit të detyrave dhe njëra nga këto detyra mund të jetë edhe thirrja e seancës parlamentare. Është në të drejtën tonë dhe do ta thërrasim nëse zonja Brovina nuk e kryen detyrën e vet," ka thënë Haradinaj, raporton Express.

Më tutje Hareadinaj ka shtuar se deklaratat e PDK-së dhe Hashim Thaçit nuk qëndrojnë dhe qëllim të vetëm kanë përfitimin në kohë dhe shkaktimin e konfuzionit.

Ndërkaq, lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i ka bërë apel Brovinës që të veprojë sa më parë dhe ta respektojë vullnetin e shumicës parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat