ZAP-i shkel Kushtetutën për “ta shpëtuar” Kosovën

Kosova

ZAP-i shkel Kushtetutën për “ta shpëtuar” Kosovën

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 08:18

Në përpjekje për ta shpëtuar Kosovën nga “kriza institucionale”, Artan Venhari, zëvendës i auditorit të përgjithshëm, dhe shefi i tij, Lage Olofsson, të cilit i skadon mandati më 1 shtator, kanë vendosur që duke e shkelur Ligjin për ZAP-in dhe Kushtetutën me të marrë kompetencat e Kuvendit, ta caktojnë Venharin ushtrues detyre.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) të premten përmes një vendimi të brendshëm e ka bërë këtë përzgjedhje, duke qenë të vetëdijshëm se kjo përbën shkelje. Megjithatë Venhari konsideron se mbetja e ZAP-it pa drejtues do të ishte më e dëmshme.

“Nuk mundem me thënë as po, as jo”, ka thënë ai, kur është pyetur se a e konsideron të ligjshëm vetemërimin. Ai thotë se një vendim i tillë është marrë me qëllim që të mos hyhet në një “krizë institucionale”. /Koha Ditore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat