Intervistohen 45 dëshmitarë, asnjë i dyshuar

Kosova

Intervistohen 45 dëshmitarë, asnjë i dyshuar

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 08:17

Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende Prokuroria e Shtetit nuk ka identifikuar asnjë person si të dyshuar për vrasjen e ish-kandidatit për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elvis Pista.

Ndonëse janë intervistuar mbi 45 persona në cilësinë e dëshmitarëve, prokuroria nuk ka gjetur fakte për të akuzuar ende asnjë shtetas. Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija ka thënë për gazetën Tribuna se, hetimet për vrasjen e Pistës ende janë në proces të ekzaminimit.

“Menjëherë pas vrasjes prokuroria ka filluar intensivisht hetimet për ta ndriçuar rastin, por nuk kemi arritur ta ndërtojmë ende një profil të vrasësit dhe shkaqet që kanë quar deri te rasti”, ka thënë Bakija, duke shtuar se, hetimet ende janë duke u zhvilluar në disa pista. Kryeprokurorja ka dhënë urdhër që të intervistohen mbi 45 persona nga rajone të ndryshme të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat