Sali Çekaj me mund, guxim e trimëri e bëri një pjesë të historisë së Kosovës

Kosova

Sali Çekaj me mund, guxim e trimëri e bëri një pjesë të historisë së Kosovës

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 17:49

Është interesant të theksohet se në aktgjykim askund nga të ardhurit para gjyqit nuk përmendet emri i kryetarit të shoqatës së juristëve të komunës së Deçanit dhe koordinatori kryesor i hartimit të statutit dhe rregullores së komunës së Deçanit Sali Çekajt, me të vetmin qëllim që të zihet dhe burgoset, por për t’i shpëtuar më të keqes, për ti shpëtuar kurtheve mirë të kurdisura të armikut dhe klyshëve të tyre “shqiptarë”, Sali Çekaj emigron në Gjermani, ku e vazhdoi aktivitetin e ngjeshur për çlirimin e Kosovës nga thundra e pushtuesit shekullor çetnik-komunist. Kur jemi këtu duhet të theksojmë se të burgosurit- hartuesit e statutit dhe rregullores së komunës së Deçanit gjatë procesit të hetimeve, i cili zgjati pesë muaj me besnikërinë më të madhe i ruajtën sekretet e punës së tyre dhe të atyre që punuan me ta. Të dënuarit edhe përkundër presioneve të rënda psikike, maltretimeve fizike asnjë fjalë nuk u ofruan kriminelëve serbë për punën e koordinatorit të tyre Sali Çekajt dhe bashkëpunëtorëve të tjerë për punën që bënë në hartimin e këtyre dy dokumenteve me rëndësi mjaft të madhe historike. Andaj ne jemi mësuar që njerëzit e mëdhenj t’i njohim vetëm nëpërmjet librave të historisë dhe tregimeve të pleqve tonë. Por, në dekadën e fundit edhe komandanti i parë i njësiteve guerile të rezistencës shqiptare të Kosovës Sali Çekaj me shokët e rezistencës-komandantin legjendar Adem Jasharin, Zahir Pajazitaj, Tahir Zemaj e shumë të tjerë nuk janë njerëz të legjendave, por thjesht të natyrshëm si të gjithë të tjerët. Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerët asnjëherë në jetën e tyre nuk u bënë kopje dhe as imitim i askujt. Ata asnjë herë nuk vrapuan të zinin vendin që e meritonin. Asnjëherë Sali Çekajt me shokët e rezistencës nuk bënë garën e pandershëm që ta shkruajnë historinë ashtu si nuk është, si vepruan shumë të tjerë anë e këndë Kosovës?!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat