Serbët kthejnë kufomën e Fatmir Mehmetit

Kosova

Serbët kthejnë kufomën e Fatmir Mehmetit

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 17:07

Kufoma e Fatmir Mehmetit, i vrarë me 28 gusht nga xhandarmeria serbe, i është dorëzuar anëtarëve të familjes, nga morgu i spitalit te Prokuples.

Mehmeti u vra gjate një përleshje me armë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, ne afërsi te fshatit Merdarë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, raporton se përleshja ka ndodhur si shkak i prerjes ilegale te pyjeve nga i cili aksion ka mbetur i vdekur edhe nje xhandar serb, nje shqiptarë dhe një tjetër shqiptarë i plagosur.

Shqiptari tjetër i plagosur i përfshire ne përleshjen e armatosur me xhandarmerinë serbe, ende është duke u mbajtur ne spitalin e Nishit. Atij nuk po i lejohet vizita nga familja dhe nuk do te lirohet pa përfunduar hetimet për rastin.

MPB e Serbisë, raporton se përleshja me shqiptarët qe preni ilegalisht drunjte ne zonën kufitare ka ndodhur, pasi ata janë rikthyer ti marrin mjetet dhe sharrat, te cilat i kishin lëne një dite me herët, kur edhe është qëlluar për vdekje xhandari serb.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic sot ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka qëndruar ne barakën ushtarake afër Merdarit, te cilëve ju ka premtuar mjete dhe paisje me te mira për pune dhe mbështetje ne ruajtjen e kufirit me Kosovën.

Ministria e Brendshme e Serbisë beson se te gjithë shqiptarët e implikuar ne ketë përleshje janë nga komuna e Besianës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat