LVV: Arsimi në Malishevë me metoda të vjetra në qeverisjen e re

Kosova

LVV: Arsimi në Malishevë me metoda të vjetra në qeverisjen e re

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 10:56

Qendra në Malishevë e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me kohë ka tërhequr vërejtjen se Kryetari i kës komune, Ragip Begaj dhe drejtori për arsim Blerim Thaçi po i zbatojnë direktivat e partisë për punësim në sektorin e Arsimit.
Përzgjedhja e shumë drejtorëve të ri mbi baza partiake, largimi i ish-drejtorëve ende pa ju përfunduar kontrata, rekrutimi i stafi mësimor në kundërshtim me procedurat dhe kriteret profesionale, vazhdimi i praktikave të ushtruesve të detyrës në disa shkolla tregon se në Malishevë nuk ka ndryshuar asgjë për mirë, përkundrazi në Malishevë po vazhdohet të stërkeqësohet situata në arsim dhe jo vetëm. Këto janë thënë në një komunikatë të Vetëvendosjes.
LLV thotë se paneli intervistues është udhëhequr në mënyrë jo profesionale nga shefi i DKA Halim Hoti i cili përveç që ka “rehatuar” fëmijët e tij në sektorin e arsimit ai është kujdesur për injorimin, nënçmimin dhe dekurajimin e të gjithë aplikantëve.
“Ky panel është udhëhequr nga interesi dhe dirigjimi partiak, dëshmi për këtë është lista e të përzgjedhurve dhe forma e intervistimit duke bërë vetëm turbo-intervista një minutëshe, në kundërshtim me ligjet, udhëzimet administrative dhe procedurat e intervistimit”.
Në mesin e shkelejeve LVV ka numëruar edhe atë se “pranimi i drejtorëve pa diplomë Universitare, duke i përjashtuar drejtorët që kanë pasur kualifikim përkatës”. Sipas LVV-së është bërë caktimi i ushtruesve të detyrës së drejtorit të personave të pa kualifikuar e deri tek personat që janë nën hetime për vjedhje.
“Pranimi i stafit arsimor në baza tërësisht partiake dhe familjare duke i larguar dhe duke mos i pranuar aplikantët me diploma dhe përvojë përkatëse, ky fenomen është paraqitur në dhjetëra raste ku struktura e Nismës në Malishevë është përfshirë në selektime informale të stafit që në kushte normale do të duhej të ishte profesional e jo partiak”.
Për LVV-në, rasti kur është përjashtuar drejtori edhe pse ka kualifikimin, madje është duke ndjekur edhe doktoraturën dhe shumë raste ku konkursi për lëndët e caktuara nuk është shpallur fare me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës militantëve partiak.
Dhe rasti më eklatantë, thotë LVV, është caktimi për Ushtrues Detyre i drejtorit të Gjimnazit “Hamdi Berisha” i personit që ka disa lëndë në organet e drejtësisë, nga dyshimet për keqpërdorim të votave, keqpërdorim të pozitës nga falsifikim deri të vjedhjet. Ky është një nga skandalet dhe fyerja më të mëdha që i bëhet stafit të kësaj shkolle që dikur ishte krenaria e Malishevës dhe të gjithë qytetarëve të Malishevës.
“Largimi nga vendet e punës dhe zëvendësimi me militantë partiak i profesorëve e arsimtarëve është shpërfaqja më e saktë e mashtrimit që i është bërë qytetarëve të Malishevës se gjëja do të ketë ndryshim. Qytetarët e Malishevës ende i kanë të freskëta premtimet për arsim të pa partiakizuar e sot me veprimet e tij Kryetari Begaj dhe bashkë partiakët e tij po e shkatërron atë”, thhet në komunikatë, e cila, sipas LVV-së ka për qëllim të informojë publikun dhe të gjitha organet shtetërore se spastrimi politik që po ndodhë në Malishevë është i papranueshëm dhe joligjorë.
“Ne i inkurajojmë të gjithë ata të larguar padrejtësisht nga puna, që të vazhdojnë betejën për drejtësi dhe barazi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat