„PDK-ja humbjen e përjetoj si ‚kiamet‘“

Kosova

„PDK-ja humbjen e përjetoj si ‚kiamet‘“

Nga: Hava Orana Më: 31 gusht 2014 Në ora: 10:48

Se ka përplasje ndërmjet anëtarëve të PDK-së nuk e mohon as analisti politik Nehat Hyseni. Ai ndonëse thotë se mund të jenë zëra për të hutuar popullatën, gjithesesi nuk duhet injoruar zërat se „diqka po zihet“.

“Në opinionin kosovar kanë filluar të paraqiten zëra për përplasje të reja midis kreut të PDK-së. Madhe disa shkojnë aq larg sa që pyesin se a do të largohet Xhavit Haliti nga PDK, duke krijuar një fraksion të dytë ndarës, pas atij të Nismës me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin në krye? Mendoj se zërat e tillë spekulojnë sa për të krijuar kurreshtjen e opinionit dhe "oreksin" e publikut për lajme të reja, prodhues dhe plasues të të cilëve shpeshë janë vet mediat. Por, "aty ku ka tym, ka edhe zharr" thotë proverbi popullor. Prandaj, zërat e tillë nuk duhet injoruar apriori! Sepse, pas një analize të hollësishme të rethanave aktuale politike, të krijuar pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, kemi rethana dhe fenomene krejtësisht të reja në skenën politike kosovare, të cilat nuk i kemi hasur më parë“, thekson Hyseni për „Bota sot“.

Sipas Hysenit, kësaj radhe ndryshuan gjërat sa i përket nocionit të "fituesit" të zgjdhjeve. Derisa përpara konsiderohej si fituese e zgjedhjeve partia politike që kishte fituar më së shumti vota nga të tjerat dhe fitonte të drejtën e mandatarit për formimin e qeverisë, tani ky koncept u ndryshua me formmin e Koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma , që krijoi shumicën prej 47 deputetëve, krahasuar me 37 deputetë që kushte fituar koalicioni i PDK-së.
„Në fakt, gjendja e tanishme paraqet në njëfarë mënyre reprizim të mobilizimit të partive politike kundër marrjes së mandatit të tretë, që ishte aplikuar në zgjedhjet lokale vitin e kaluar në komunën e Prishtinës, kundër LDK-së dhe Isa Mustafës si kandidat të saj për kryetar komune. Qëndrimi i gjatë i LDK-së në pushtet ka krijuar informacion të bollshëm për performansën e saj pitike, duke e shndërruar ate në një "libër të lexuar", që krijoi lokun partiak kundër kësaj partie. Sepse, deri më tani kjo parti politike kishte djegur politikisht të gjithë partnerët e koalicioneve qeverisëse. Prandaj, kësaj radhe asnjëra parti politike shqiptare nuk pranon sfidën e përjetuar dhe pasojat negative të një koalicioni të tillë, duke e sjellur PDK-në dhe Hashim Thaçin "buzë greninës", dmth humbjes së pushtetit“, thekson ai.

Sipas tij, ky fakt është tmerrues dhe aktualisht i paimagjinueshëm për PDK-në dhe Hashim Thaçi dhe shokët e tij partiak. Ata nuk mund ta marrin me mend jetën dhe ardhmërinë e tyre jashtë qeverisjes dhe pa pushtet.

„Këtë e përjetojnë si "Apokalipsë", apo si "Kijamet", pra si fundin e botës! Humbja e pushtetit do t'i shkaktonte dëme të mëdha interesave të tyre grupore e personale secilit prej tyre veç e veç, meqë do ta humbnin motivin për angazhim politik e partiak, që deri më tani u ka mundësuar shumicës prej tyre pasuri përrallore dhe janë bërë milionerë. Me humbje e pushtetit, pjesa më e madhe do orientohej kah sigurimi dhe mbrojtja e pasurisë së krijuar dhe kah forcat politike që ua garantojnë këtë. Kështu do krijohej një fluks i krijimit të bizneseve nga partia humbëse, tek partitë fituese siç ishte rasti kohë më parë, psh me Elkos-in e Ramiz Kelmendit, i cili për zgjedhjet të nëntorit 2013 e lëshoi AAK-në dhe iu bashkëngjit PDK-së“, vlerëson Hyseni.

Ai thekson se do të jenë interesat biznesore ato që do krijojnë lëvizje politike, kurse bindjet idelogjike gjithënjë e më tepër do të "treten" në favor të interesave pragmatike të tyre.

„Efektet do të jenë domethënëse, meqë shumica prej tyre e kanë vështirë të mbijetojnë pa mbështetje të pushtetit, si "peshku në zall", andaj edhe fo të gjejnë rrugë dhe mënyra për të mbijetuar, qoftë edhe duke kërkuar aleanca të reja dhe mundësi bashkëngjitjene koalicionit të ri qeverisës“, thotë Hyseni.

Hyseni përfundon duke thënë se, humbja e pushtetit dhe pamundësia e kyçjes në qeverisje është duke e tmerruar Hashim Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij partiak, sepse ky do ishte, mbase, fillimi i fundit të PDK-së siç jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat