Avokati i Popullit dhe zëvendësit pa mandat

Kosova

Avokati i Popullit dhe zëvendësit pa mandat

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 00:37

Edhe institucioni i Avokatit të Popullit ka mbetur peng i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Avokatit të Popullit, Sami Kurteshit, tash e dy muaj i ka përfunduar mandati i tij pesëvjeçar. Ndërsa, edhe pesë zëvendësve të tij, në tetor ligjërisht i përfundon mandati.
Zëdhënësja Majlinda Sinani- Lulaj, thotë se duke marr parasysh ngërçin që po ndodh me Kuvendin e Kosovës, përzgjedhja e avokatit dhe zëvendësve të tij vështirë se mundet me u ba me kohë.
Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës nuk arriti me zgjedh Avokatin e Popullit, pasi asnjë nga kandidatët potencialë nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme. Në garë ishin: Adrijana Hoxhiq, Hilmi Jashari dhe Xhyljeta Mushkolaj, ndërsa në raundin e dytë kanë vazhduar dy kandidatët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat