15 vite që na mungojnë! (Foto)

Kosova

15 vite që na mungojnë! (Foto)

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 23:29

Sot më, 30 gusht, në Ditën ndërkombëtare të të pagjeturve, Drejtuesit e Komunës së Prishtinës, Nënkryetari Dardan Sejdiu, Drejtori Hysen Durmishi dhe Drejtuesja e kabinetit Fitore Pacolli në fotografitë e të personave të pagjetur të rivendosura nga familjarët e tyre në mars të këtij viti në rrethojat e Qeverisë së Kosovës, vendosën buqeta me lule.

Në këtë 15 vjetor të humbjes së tyre thërrasim për rikujtimin e detyrës së rëndësishme që kanë institucionet shtetërore, organizatat dhe shoqëria në përgjithësi për zbardhjen e fatit të tyre dhe kthimin e trupave në atdhe, tek familjarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat