Skandali tjetër i Memli Krasniqit, dallavere në tenderin mbi 200.000 euro

Kosova

Skandali tjetër i Memli Krasniqit, dallavere në tenderin mbi 200.000 euro

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 17:45

Ministri në detyrë, Memli Krasniqi nuk po e keqpërdorë pozitën e tij në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vetëm për punësimet e militantëve të partisë, keqpërdorime po behën edhe me tender të shumtë të cilët po jepen në këtë kohë derisa është krijuar krizë institucionale pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Portali Infokusi ka siguruar dokumentet ku janë vërtetuar dallavere në tenderin me vlerë prej 244,435.34 eurosh.

Behët fjalë për tenderin për “Renovimin e Godinës Kryesore të Muzeut të Kosovës”, të cilin ministria ja ka dhënë kompanisë “Europrojekt” edhe pse kjo kompani kishte ofertuar me çmimin më të lartë se kompania tjetër “NBT – ING” & “As – ING” nga Suhareka.

Siç shihet në dokumentet e këtij tenderi, kompania të cilën ministri Krasniqi tentoj ta shpërblej me këtë tender ka ofertuar me çmim mbi 15.000 euro më të lartë sesa kompania tjetër “NBT – ING” & “As – ING”.

Dallaveret e ministrisë në këtë projekt janë bërë duke e eliminuar ofertuesin më të lirë, pra kompaninë “NBT – ING” & “As – ING” për t’i krijuar hapësirë për ta marrë këtë tender kompania “Europrojekt”.

Por këto dallavere nuk i kanë ‘pirë ujë’ kësaj herë vartësve të ministrit Krasniqi, pasi që gjykata e tenderëve – Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, dje e ka anuluar këtë tenderë.

“Ky tender është anuluar si rezultat i konstatimit se kishte shkelje në procedurat e këtij tenderi ku edhe u vërtetua se kompania më çmimin më të lirë është eliminuar padrejtësisht nga konkurrimi vetëm për t’i dhënë rastin kompanisë tjetër që ta marrë këtë tender i cili peshon hiq më pak se 244,435.34. Kjo për shkak se dikush nga ministria ka lidhje me këtë kompani”, ka thënë ky burim.

Është siguruar edhe vendimin e panelit shqyrtues të prokurimit të OSHP-së i cili dje ka konstatuar këto parregullsi dhe ka marrë vendim për anulimin e këtij tenderi.

Këtu mund ta shikoni vendimin e OSHP-së për anulimin e tenderit dhe konstatimet se padrejtësisht është eliminuar nga gara kompania me çmimin më ulët. Dokumenti: Renov-godin-muzeu-ks

Ndërsa, në njoftimin për dhënie të kontratës, të cilin ministria e ka publikuar në ueb-faqen zyrtare të KRRPP-së shkruan se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët është 244,435.34 € dhe fitues është shpallur kompania ”EUROPROJEKT”.

Këtu mund ta shihni njoftimin për dhënie të kontratës: B08 Njoftim per dhenje Renovimi i Godines kryesore te Muzeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat