Kelmendi koalicionit: Duhet ta votoni kandidatin e PDK’së, s’keni derë tjetër

Kosova

Kelmendi koalicionit: Duhet ta votoni kandidatin e PDK’së, s’keni derë tjetër

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 16:16

Deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është obligativ dhe çdo tentim për të bërë obstruksione politike ndaj këtij vendimi paraqet shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe mosrespektimi i sajë nga Liderët Politik, të cilët gjithnjë thirren në të, kurë dëshirojnë të jetë kjo mburojë e dështimeve politike nga zgjedhjet e kaluara.
“Sa për të rikujtuar, Kryetari dhe Nënkryetari i parë i Kuvendit i përkasin, bazuar ne dispozitat e Kushtetutës, Koalicionit fitues para-zgjedhor. Në këtë rast i takojnë vetëm Partisë Demokratike të Kosovës dhe si të tillë domosdoshmërisht duhet të zgjidhen për të pasur Kuvend të konstituuar (e drejta e Deputetëve është për të përzgjedhur ndonjë emër të caktuar). Ky proces i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit nuk ndryshon as pas konstituimit të Kuvendit! D.m.th krijimi i grupeve parlamentare pas-zgjedhore, që mund ta kenë shumicën në Kuvend nuk e ndryshojnë procesin e përshkruar më lartë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përveç nëse shkohet në zgjedhje të reja”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kelmendi ka thënë se “është koha e duhur që këshilltarët ligjorë të liderëve politik ta kuptojnë se derë tjetër nuk do ketë përveç votimit të Kryetarit dhe Nënkryetarit nga radhët e PDK-së, apo ky ngërç politik të zgjasë pa kufi (sepse nuk ndryshon Kushtetuta me takime politike”.

Ai gjithashtu ka thënë se “tentimet për të demaskuar, politizuar vendimet e Kushtetutës është mënyrë e zgjatjes së ngërçit e jo zgjidhje e sajë dhe është tentim koti, apo paaftësi për të pasur sens politik për zgjidhjen e çështjeve politike, apo kërkesë e heshtur për ndërhyrje politike ndërkombetare për zgjidhjen e këtij ngërçi, që në këtë rast po vërtetojmë papjekurinë tonë politike për të qenë vetadministrues të shtetit të Kosovës”.

Kelmendi vlerëson se respektimi i vendimit të Gjykatës me kohë është në dobi të qytetarëve, ekonomisë dhe politikës të jashtme të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat