Isa Mustafa: Astrit Haraqija ka falimentuar, po ëndërron për pozita te Thaçi

Kosova

Isa Mustafa: Astrit Haraqija ka falimentuar, po ëndërron për pozita te Thaçi

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 15:30

Astrit Haraqija ka marrë një përgjigje nga niveli më i lartë i LDK’së pas deklaratës së tij se LDK duhet të hyjnë koalicion me PDK’në. Atij i ka reaguar vet kreu i LDK'së. Isa Mustafa e ka quajtur Haraqinë të falimentuar ndërsa i ka treguar edhe docka për tërmetet.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Mustafës.

Kur mungonin dijet për shkaktarët e tërmeteve, laikët e shpjegonin se tokën e mban një dem i madh dhe kur ai luan veshin, toka dridhet. Edhe Astrit Haraqija me “tërmetin” e tij dhe ëndrrat që të fitojë pozita te Thaçi mbetet demi i të falimentuarve të LDK-së, me një vesh e me dy vesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat